E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq/ Rama: 13 mijë ha tokë e përmbytur dhe 1587 banesa nën ujë, dëmshpërblim për të prekurit, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fond 50 mln euro për situatën

Kryeministri Edi Rama mblodhi në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.

    • Rama: Vjet kemi investuar 25 mln euro për infrastrukturën e kullimit
    • “Duhet të kemi durim, gjendja atmosferike e zgjatur dhe e rëndë”! Rama: Njerëzit duan solidaritet, jo britma e shpifje
  • “Në gatishmëri që në 3 janar”/ Ministri Vengu: Të angazhuara 502 efektivë të Forcave të Armatosura në terren, akset nacionale janë të kalueshme
  • TIRANË– Reshjet intensive të shiut deri më tani kanë përmbytur 13 211 ha tokë bujqësore dhe 1587 banesa. Bilanci u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, nga ku garantoi çdo person të prekur se do të marrë dëmshpërblim. Shefi i qeverisë tha se deri më tani janë evakuuar 339 persona nga 51 familje.
  • “Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13211 hektarë tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, sikundër edhe disa qendra shëndetësore apo arsimore”, tha kryeministri.

    Përballë ministrave, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës duke thënë se të gjithë hidrovorët kanë qenë në punë dhe se para nisjes së sezonit me reshje është isguriar gatishmëria e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorëve dhe kanaleve të ujërave të larta. Akuzave zgjodhi t’iu përgjigjet edhe me shifra, duke thënë se vetëm vitin e kaluar janë investuar 25 mln euro në infrastukturën e kullimit dhe këtë vit vetëm nga bashkitë është parashikuar një investim prej 11 mln eurosh, 8% më shumë se vjet.

  • “Para fillimit të sezonit me reshje, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit, kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorët, kanalet ujërave të larta dhe të flotës prej 29 ekskavatorësh në drejtorinë qendrore. Është bërë inspektimi i argjinaturave të lumenjve edhe digave të rezervuarëve. Dalja e ujit nga rrjedha natyrale dhe përmbytja për pika vulnerabël është e pashmangshme në cilindo vend të planetit”, tha Rama.

    Rama tha se “sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, deri në 300 mm, ose thënë ndryshe, më shumë sesa sasia mesatare  e reshjeve që bie gjatë gjithë muajit. Reshjet 30-ditore mesatare të janarit kanë rënë në një periudhë 4-ditore, një fenomen që po bëhet i papritur në të gjithë botën”.

    Ministri i Financave Petrit Malaj tha se vlera totale për situatën e përmbytjeve në vend është mbi 50 milionë euro.

  • “Në programin  e Emergjencave Civile kemi parashikuiar rreth 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekte të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar është rreth 15 mln euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri. Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë eurove që do të vihet në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve që do të bëhet nga strukturat përkatëse. Kemi fondin për degat dhe rezervuarët dhe lidhet me financimin e projekteve për sigurimin e digave e rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Vlera totale shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar”, tha Malaj.

    Pjesë e mbledhjes ishin ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›