E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq/ Rënie gurësh në aksin Skuraj-Ulëz, probleme për qarkullimin e automjeteve

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar rënie gurësh në aksin rrugor Skuraj–Ulëz, duke krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve në rrugë, lëvizja e mjeteve në këtë segment kërkon kujdes të shtuar.

Ndërkohë, punonjësit e mirëmbajtjes ndodhen në terren për të ndërhyrë dhe për të mbajtur rrugën të kalueshme. Problematika në këtë aks rrugor është e përsëritur sa herë që regjistrohen reshje shiu, duke rikthyer vështirësitë në qarkullim për drejtuesit e automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment, veçanërisht në kushtet e motit të keq./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›