E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit këtë të premte. Në Fier, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News janë regjistruar reshje të dendura shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe erë të fortë.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë sjellë vështirësi në qarkullim në disa zona, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›