E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq acar dhe bllokime ne vend

Moti i keq me reshje dëbore që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme të shumta në qarqe të ndryshme.

Sipas informacioneve të fundit, në qarkun e Elbasanit mësimi në zonat rurale është pezulluar, ndërsa në  qytet zhvillohet me orë të shkurtuara.

Ndërkohë, aksi që lidh këtë qytet me Qafë Thanën është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, njoftojnë autoritetet lokale.

Probleme nga moti i keq janë konstatuar edhe në Peshkopi, ku për shkak të temperaturave të ulëta mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat.

Ndërsa në Shkodër, reshjet e dëborës kanë rënduar situatën në komunat malore të qarkut. Zonat e Vermoshit në Malësinë e Madhe dhe ajo e Dukagjinit janë të bllokuara.

Reshjet e dëborës filluan pasditen e djeshme dhe u bënë më të pranishme gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës, duke shkaktuar probleme qarkullimi në shumë akse kombëtare.

Në Gjirokastër trashësia e dëborës ka arritur në 20 centimetër dhe aksi që lidh qytetin me Tepelenën mund të kalohet vetëm me zinxhirë. Përvec mbylljes së shkollave, i ftohti dhe akulli kanë lënë një pjesë të qytetit pa energji prej 12 orësh.

Ndërsa aksi që lidh qytetin me Sarandën është bllokuar në të dy krahët dhe të gjitha mjetet e rënda që po kalonin në të kanë mbetur të bllokuara.

Vështirësi më të mëdha në qarkullim do të ketë gjatë ditës së sotme, pasi dëbora që do të bjerë dhe temperaturat nën minus do të shtojnë akullin në akset kombëtare, por edhe në ato që lidhin zonat rurale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›