E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq godet Italinë veriore, stuhitë shkaktojnë dëme në disa rajone

Shira të rrëmbyeshëm , rrëshqitje dheu dhe përmbytje kanë goditur Italinë veriore dhe qendrore në 24 orët e fundit. Shërbimet zjarrfikëse kryen 280 ndërhyrje në Lacio, Liguria, Toskanë dhe Lombardi, me Romën që mori numrin më të lartë të thirrjeve emergjente.

Veçanërisht në Romë dhe rrethinat e saj  nga Brazzano dhe Sacrofano, deri në Castelli Romani dhe frontin bregdetar  u kryen më shumë se 100 operacione, kryesisht për pemë dhe degë të rrëzuara, përmbytje dhe tabela e kolona të rrezikshme që kishin nevojë për stabilizim.

#Maltempo, 280 interventi dei #vigilidelfuoco nelle ultime 24 ore tra Lazio, Liguria, Toscana e Lombardia. A Roma, 100 richieste di soccorso gestite dalla sala operativa per alberi caduti, danni d’acqua e la messa in sicurezza di pali pericolanti.
Nella notte 40 interventi nel… pic.twitter.com/BBBOQo7IbS

— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) 

Dëme të rënda u regjistruan edhe në rajonin e Komos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›