E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq kercenon SHBA

Në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara janë dhene paralajmërime për stuhi gjatë disa ditëve të ardhshme duke kërcënuar planet e udhëtimeve qe miliona amerikane kane bere per pushimet e Krishtlindjeve.

Nje sistem i fuqishem stuhish mund te sjelle reshje te dendura debore ne rajonet Jug-lindore, e bashke me to edhe tornado te rrezikshme. Gati dy metra debore u regjistrua ne Kaliforni dhe stuhia pergjegjese per to eshte duke levizur drejt lindjes.

Erërat e forta, shiu e bora pritet të shtyjnë fluturimet në aeroportet e Nju Jorkut, Filadelfias e Uashington, DC-se.

Ne jug parashikohen edhe aty stuhi te forta e te pazakonta per kete kohe ne vitit ne rajon. 10 sisteme stuhish ne 50 vitet e fundit kane sjelle te pakten nje Krishtlindje me tornado ne zonat jugore.

Me vdekje-prureset ishin stuhite e 24 dhe 26 dhjetorit 1982, kur 29 tornado ne Oklahoma, Misuri, Arkansas, Tenesi e Misisipi shkaktuan tre te vdekur e 32 te plagosur.

Aktualisht, mbi 85 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë të paktën 80 kilometra larg nga shtëpia me rastin e Krishtlindjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›