E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla të peshkimit në Durrës e Vlorë

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Kapitenaria e portit të Durrësit bën me dije se për shkak të situatës meteorologjike anijet e peshkimit dhe anijet e tonazhit të vogël nga sot në orën 07.00 nuk mund të dalin për lundrim.

Edhe Autoriteti Portual i Vlorës ka marrë vendim për pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, të dy kapiteneritë kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Autoritetet bënë të ditur se përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 14.12.2024.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›