E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Elbasan/ Çahet asfalti i rrugës në afërsi të urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Elbasanit.

Në afërsi të urës së Shkumbinit është dëmtuar dhe çarë asfalti i rrugës, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në këtë aks.

Ndërkohë, në fshatrat e Njësisë Administrative Shushicë janë evidentuar probleme me kanalet kulluese, si pasojë e reshjeve të shumta.

Të gjitha ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në zonat ku paraqiten probleme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›