E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti i keq në Itali/ Mbi 36 mijë të evakuuar në rajonin Emilia Romagna

Vazhdon urgjenca e motit të keq në rajonin Emilia Romagna me shira të pandërprerë, ku zona të tëra ndodhen nën ujë, ndërsa rrëshqitjet e dheut po gjunjëzojnë Apeninet.

Janë më shumë se 100 komuna të prekura, ndërsa numri i njerëzve që u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre ka shkuar në më shumë se 36,600, shumica e tyre në zonën e Ravenës.

Ndërkohë, kryeministrja Giorgia Meloni e cila ndodhet në takimin e G7 që po zhvillohet në Hiroshima do të kthehet sot në Itali, ku do inspektojë zonat e përmbytura.

Gjatë fjalës së saj në Hiroshima, Meloni tha se do të gjendet fondet për rindërtimin pas dëmeve katastrofike të shkaktuara prej përmbytjeve./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›