E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq ne Kosove dhe Maqedoni

Moti i keq dhe rreshje shume te dendura kane perfshire gjithe territorin e Kosoves dhe vecanerisht kryeqytetin Prishtine. Autoritet vendase deklarojne se rreshjet e debores kane shkaktuar probleme ne trafikun rrugor. Rruget dhe vendkalimet drejt Shqiperise jane te hapura, ndersa policia njofton se jane mbyllur per qarkullimin e automjeteve te renda dy vendkalime kufitare drejt Malit te Zi dhe drejt Maqedonise. Ndersa mesohet se rruga Peje-Rugove eshte bllokuar. Edhe Maqedonia eshte perfshire nga temperatura te ulta dhe reshje te bores, te cilat jane me intensive ne rajonin e Ohrit. Shtresa e bores ne qytetin e Ohrit shkon ne disa centimetra, ndersa ne aeroportin e Ohrit arrin dhjete centimetra. Reshje te bores ka edhe ne rajonin e Shkupit, si dhe ne Maqedonine perendimore dhe lindore. Vetem ne pjesen juglindore te vendit ka reshje te shiut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›