E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq në Lushnje, Sefa: Të gjithë punëtorët janë në terren

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Reshjet e konsiderueshme të shiut që vijojnë prej orësh në Lushnjë kanë shkaktuar një situatë problematike në disa segmente rrugore në qytet

Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa bëri të ditur se, të gjithë punëtorët janë në terren prej momentit të parë, teksa në Njësitë Administrative nuk ka shqetësime deri më tani.

Sefa apeloi qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të detyrueshme me automjete dhe i inkurajoi të njoftojnë pranë drejtuesve të Rajoneve apo Njësive Administrative për çdo problematikë.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›