E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq në Shkodër/ Situata nën kontroll. Vështirësi qarkullimi në Fushë Arrëz

Në territorin e qarkut Shkodër vijojnë reshjet me intensitet mesatar, të alternuara herë pas here me intensitet të lartë.

Sipas raportimeve të strukturave situata paraqitet si më poshtë vijon:

1 Bashkia Shkodër ,

Vazhdon puna në segmentin Nderlysaj – Breg Lumi, ku aktualisht po ndërhyhet nga forcat e Batalionit të Xhenios me një fadromë, si dhe me dy mjete të tjera të bashkisë, konkretisht dy eskavatorë.

Për shkak të volumit të madh të inerteve dhe madhësisë së konsiderueshme të gurëve, ndërhyrja me burime njerëzore në terren është e pamundur, duke kërkuar përdorimin e mjeteve të rënda për zhbllokimin dhe pastrimin e zonës.

2 Bashkia Fushë-Arrëz ,

Situata paraqitet më problematike në Njësinë Administrative Qafë Mali, ku janë evidentuar

dëmtime të segmenteve rrugore rurale si pasojë e shkarjeve të dherave dhe rënies së gurëve.

Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim automjeteve për shkak të prezencës se inerteve në rrugë.

3 Bashkia Malësi e Madhe,

Është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë.

4.Bashkia Pukë dhe Vau -Dejës

Situata paraqitet e qete dhe pa probleme .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›