E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në vend, Rama: Ekipet e angazhuara në terren

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku ka vlerësuar punën e ekipeve që kanë qenë të angazhuara në terren gjatë ditëve të fundit me kushte të vështira atmosferike.

Në postimin e tij, Rama falënderon të gjitha strukturat dhe punonjësit që kanë vijuar punën pavarësisht motit të keq, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre për menaxhimin e situatës.

“Mirëmëngjes, dhe me punën që po vijon, si dhe me falënderimin për të gjithë ekipet e angazhuara këto ditë në mot të keq, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Mesazhi i tij vjen në një kohë kur strukturat e emergjencave civile, bashkitë dhe ekipet e terrenit po punojnë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe normalizimin e situatës pas reshjeve intensive, ndërsa veriu i vendit dhe juglindja janë përfshirë edhe nga reshjet e dëborës.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›