E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq në vend/ Stuhia ‘zhvendoset’ në Gjirokastër, probleme me energjinë dhe akset rrugore

Erëra të forta dhe shira të dendur janë spostuar drejt jugut të vendit.

I gjithë qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga stuhia ndërsa janë shfaqur problematika të ndryshme.

OSHEE ka stakuar fiderat e njësive administrative të poshtë shënuara dhe momentalisht, janë pa energji elektrike:

Njësia administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj, njësia administrative Dragot dhe Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, Cepo, Picar, Lunxhëri, Bashkia Gjirokastër,  Dropulli i sipërm është pjeserisht pa energji elektrike dhe Ballaban si dhe Bashkia Këlcyrë.

Në terren ndodhen grupet e OSHEE të cilat punojnë për rikthimin e energjisë.

Administratori i njësisë administrative Picar informohem se rruga Kolonjë-Picar dhe Picar-Gjirokastër, për shkak të rënies së inerteve kalohet me vështirësi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›