E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq pezullon lundrimin në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla

Kushtet e përkeqësuara të motit këtë të hënë kanë sjellë pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla detare në Vlorë.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjatë datave 27-28 mars do të ketë erë dhe dallgë.

Ndërkohë linjat e trageteve do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Edhe në Durrës kapiteneria e portit ka kërkuar që mjetet e vogla, kryesisht ato të peshkimit, të qëndrojnë në pritje dhe të shmangin daljen në det.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›