Moti i keq prek edhe Aeroportin e Rinasit, Balluku: Mund të ketë vonesa në fluturimet ajrore

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton mbi situatën në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, si pasojë e kushteve të vështira meteorologjike.
Sipas Ballukut, për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.
POSTIMI I BELINDA BALLUKUT:
NJOFTIM PËR MEDIA
Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.
Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit.
Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit.
Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.
Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.