Moti i keq, probleme ne Llogara e Qafe Krrabe

Moti i keq me reshje debore ka bere qe te bllokohen disa nga rruget malore te vendit.
Keshtu, ne Llogara kalimi i automjeteve mund te behet vetem me zinxhire, per shkak te trashesise se debores qe ka arritur ne 20 centimetra dhe ngricave. Sipas informacioneve te fundit, situate problematike paraqitet edhe ne Qafe Krrabe, ku policia ka ndaluar qarkullimin e furgonave edhe nese jane te pajisur me zinxhire. Madje, ne kete aks jane ngritur edhe postoblloqe policie, qe kane kthyer mbrapsht automjetet, duke i detyruar te kalojne nga Durresi.