Moti i keq, viktima në Europën Lindore

Moti i keq me reshjet e fuqishme të shiut kanë shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale në Europën Lindore.
Kështu sipas informacioneve shpërndarë nga autoritetet polake të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave, ndërkohë që për sigurinë e vizitorëve është mbyllur edhe ish-kampi i përqëndrimit, Aushvitz. Ndërsa në Republikën çeke njoftohet për një viktimë, ndërsa Hungaria raporton për dëme të mëdha materiale.
Reshjet e dendura prej disa ditësh kanë përfshirë Europën Lindore. Përmbytjet kanë zbritur në jug deri në Serbi ku ditën e dielë shkaktuan vdekjen e 2 personave.