Moti i keq, zhbllokohen dhe pastrohen rrugët në njësitë administrative të Përmetit

Reshjet e dendura të shiut në bashkinë e Përmetit për disa ditë me radhë kanë shkaktuar disa problematika në rrugët e njësive administrative.
Sipas bashkisë, vështirësi ka patur në disa fshatra ku ka patur rrëshqitje dherash dhe masivesh shkëmbore duke penguar qarkullimin e banorëve.
Sektori i Rrugëve Rurale dhe Emergjencave ka qenë në gatishmëri për menaxhimin e situatave, pastrimin dhe zhbllokimin e këtyre rrugëve.
“Mirëmbajtja që bashkia Përmet ka bërë në rrugët rurale gjatë gjithë vitit ka bërë që problematikat të jenë minimale dhe lehtësisht të menaxhueshme”, tha bashkia.
![]()