Moti i nxehtë, plazhet plot, Saranda destinacion shumë i preferuar dhe në shtator

Plazhet e Sarandës vijojnë të jenë të mbushura me pushues edhe në këtë periudhë. Në vijën bregdetare vërehet një numër i lartë vizitorësh, ku përveç turistëve të huaj, nuk mungojnë as pushuesit vendas që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit për të kaluar pushimet në këtë destinacion të njohur.
Pushuesit shprehen se Saranda mbetet një nga zgjedhjet e tyre të preferuara prej vitesh. Ata thonë se çdo vit rikthehen në këtë qytet bregdetar për shkak të detit, klimës dhe atmosferës që ofron, duke e konsideruar një destinacion të përshtatshëm për pushime familjare dhe relaks.
Vizitorët e rregullt theksojnë gjithashtu se qyteti ka pësuar ndryshime të dukshme nga viti në vit, si në infrastrukturë ashtu edhe në shërbime.
Sipas tyre, Saranda po zhvillohet vazhdimisht, duke u bërë gjithnjë e më tërheqëse për turistët që zgjedhin ta vizitojnë çdo sezon veror.
Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara bregdetare në jug të vendit, duke tërhequr çdo vit një numër të lartë pushuesish vendas dhe të huaj. Pavarësisht fluksit të lartë gjatë sezonit, qyteti ruan atraktivitetin e tij falë detit, klimës dhe zhvillimeve të vazhdueshme që po e bëjnë gjithnjë e më të kërkuar në tregun turistik.
Gazetare: B. Gjyli
/rtsh.al/