Moti i qëndrueshëm këtë të shtunë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me termometrin që në disa qytete do të shënojë 35 gradë Celsius.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s.