E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti në Shqipëri, vapa po shkon drejt fundit

Anticikloni afrikan tashmë po zhvendoset drejt juglindjes së  Europës, duke i’a lënë vendin një fronti të ftohtë ku priten reshje shiu dhe stuhi në brigjet e Ballkanit Perendimor.

Në orët e mbrëmjes do të ketë vranësira mesatare dhe kthjellime në jug të vendit. 

Priten këto temperatura:

Zonat malore    20-36
Zona qendore    20-38
Bregdeti        24-35 gradë 

Në Kosovë moti do te jete me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten 19-22°C në mengjes, 31 deri në 35°C mesdite. 

Për 24 orët e ardhshme në Shqipëri do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale në juglindje. Era do të jetë me drejtim jugperendim 8 m/sek dhe dallgezim të forces 3. Temperaturat do të jenë me rënie!

Meteorologe Rezarta Xhakollari

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›