E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot/ Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pas mesditës priten më shumë kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në disa zona nuk do të mungojnë shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-veriu me shpejtësi deri në 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era hera-herës do të arrijë deri në 17 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37°C në Elbasan, Fier, Tiranë, Berat dhe Gjirokastër. Në Durrës dhe Lezhë temperaturat do të shkojnë deri në 36°C, ndërsa në Peshkopi, Shkodër dhe Sarandë deri në 35°C.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›