E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot, i qëndrueshëm dhe me temperatura deri në 26° Celsius

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë, ditën e shtunë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

Sipas njoftimit për medie, moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdete, kryesisht në jug, pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–2 ballë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›