E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti sot ne Europe

Një valë e ftohti me temperatura të ulta dhe rreshje dëbore ka përfshirë ditët e fundit të gjithë Europën, duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor dhe ajror.
Nga Irlanda e veriut deri në Bullgari, kushtet e vështira të motit kanë bërë anullimin e një sërë fluturimesh të cilët pritet të vazhdojne edhe ditën e sotme.
Irlanda është përfshirë nga ngricat e kësaj së shtune, dhe meteorologët parashikojnë rreshje të dendura bore. Temperaturar pritet të ulen gjatë natës edhe me minus 4 deri në minus 8 gradë celsuis. Ndërsa Irlanda e veriut është përfshirë nga rreshjet më të mëdha të deborës që nga 25 vitet e fundit. Qeveria ka shpallur gjendjen e alarmit për shkak të deborës që ka mbuluar të gjitha rrugët, dëborë të cilat pritet të shtohen gjatë ditës. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të mos udhëtojnë nëse nuk është vertetë e rëndësishme.
Në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, rreth 3000 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar dhe autoritet e aeroportit kanë deklarur se po punojne për zhbllokimin e situatës. Edhe në aeroportin e Amsterdamit në Hollandë kanë anulluar 250 fluturime dhe bllokuar qindra pasagjerë.
Në të njëjtën situatë është dhe aeroporti i Hithrou në Londër, ku shumë fluturime janë anulluar dhe qindra pasagjerë nuk kanë mundur të shkojnë në destinacionet e duhura.
Belgjika gjithashtu është përfshirë nga temperaturat shumë të ulta. Rrugët automobilistike janë të ngrira dhe shumë kamionë janë detyruar të ndalojnë në mes të rrugës, pasi autoritet kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrëshqitjeve.
Në itali janë krijuar rradhë të gjata të automjeteve në rrugët e Firences, pasi dëbora e menjëhershme i ka bllokuar. Në verilindje të Greqisë , rreshjet e mes javës kanë shkaktuar probleme të mëdha në autostrada, ku ka qënë të detyrueshme kalimi me zinxhirë.
Ndërsa në Bullagari disa porte e aeroporte janë mbyllur dhe autostradat janë bllokuar. Kjo situat pritet të vazhdojë pasi disa rajonë bullgare do të goditen sërish nga rreshje të denduar dëbore. Të bllokuar kanë mbetur gjithashtu edhe një sërë fshatrash, të cilët nuk furnizohen më energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Meteorologët kanë deklaruar se ky mot i ftohtë është shkaktuar nga rryma shumë të ftohta me teperatura të ulta që vijnë nga Artiku. Sipas tyre pritet që këto temperatura të vazhdojnë deri në fillim të javës tjetër.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›