E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Kina hiqet nga kalendari 2009

Motorret me te shpejte ne bote nuk do zbresin me ne pisten e Shangait, e cila eshte zevendesuar nga cmimi i madh i Hungarise.

Kalendari i vitit 2009 ne Moto GP, ne ndryshim nga ai i sezonit qe sapo lame pas, do te kete vetem nje ndryshim. Motorret me te shpejte ne bote nuk do zbresin me ne pisten e Shangait, e cila eshte zevendesuar nga cmimi i madh i Hungarise.

Ky ndryshim eshte njoftuar nga Federata Nderkombetare e Motociklizmit qe nuk ka dhene detaje te tjera rreth ketij ndryshimi.

Nderkohe, sipas kalendarit, sezoni i ri do startoje ne ne 12 prill nga Katari dhe do vazhdoje me pas ne 26 prill ne Japoni, 3 maj ne Jerez, 17 maj ne France, 31 maj ne Mugello, 14 qershor ne Katalonje, 27 qershor ne Holande, 5 korrik ne Laguna Seca, 18 korrik ne Gjermani, 26 korrik ne Britanine e Madhe, 16 gusht ne Ceki, 30 gusht ne Indianapolis, 6 shtator ne Misano, 20 shtator ne Hungari, 18 tetor ne Australi, 28 tetor ne Malajzi dhe 8 nentor ne Valencia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›