E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Pedrosa fiton pole position

Dani Pedrosa ka fituar pole position-in ne cirkuitin e Le Mans, ku neser do te zhvillohet Cmimi i Madh i Frances, prova e katert e boterorit te motociklizmit per kategorine Moto GP.

Piloti spanjoll i “Honda” kapi kohen me te mire me 1’33;974 duke lene keshtu mbrapa bashkekombasin e “Yamaha” Jorge Lorenzo.

Ne vend te trete eshte renditur Casey Stoner me “Ducati”, ndersa kampioni i botes ne fuqi Valentino Rossi do te niset nga vendi i katert.

Per Pedrosa ky eshte pole position-i i 30-te qe fiton ne karrieren e tij.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›