E Diel, 1 Nëntor 2026

MotoGP Stoner ne pole surprize Crutchlow

Casey Stoner me Repsol Honda do të niset i pari në garën e së dielës për cmimin e madh të MotoGP në cirkuitin e Le Manshit në Francë.

Piloti australian, që të enjten befasoi të gjithë me vendimin e tij për largimin nga MotoGP, regjistroi kohën më të shpejtë prej 1’33.945 duke lënë pas dy motorrat Monster Yamaha, britanikun Crutchlow me 1 ’34.425 dhe italianin Andrea Devizioso me 1 ’34.429. Piloti spanjoll i Yamaha-s, Jorge Lorenzo regjistroi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas në vendin e pestë bashkëkombasin e tij, Alvaro Bautista.

Rekordmeni italian në MotoGP, Valentino Rossi dhe Ducati i tij u rendit në vendin e shtatë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Nicky Heyden niset dy vende më poshtë, nga vendi i nëntë.

Gara për cmimin e madh të MotoGP-së në Francë, zhvillohet të dielën në orën 14:05 dhe transmetohet direkt në SuperSport dhe Top Channel.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›