E Shtunë, 31 Tetor 2026

MotoGP Stoner piloti qe duhet mundur

Me çmimin e madh të Katarit hapet sezoni i ri i MotoGP-së ku Kejsi Stoner është piloti që duhet mundur, si kampion i botës në fuqi.

Piloti australian i Hondës shprehet optimist për garën e parë, por shtoi se ka vend për përmirësime.

“Testet dimërore na bëjnë të jemi shumë optimistë për garën e Katarit. Megjithatë kemi punë për të bërë. Na duhet kohë për të përmirësuar gjendjen e motorrit të ri”, tha Stoner.

Më pas ai ka folur për garën, kur tha se në pistën e Katarit ka mundur të regjistrojë gjithmonë rezultate të mira.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›