E Enjte, 5 Nëntor 2026

MotoGp, Lorenzo: Valentino Rossi te Petronas? I surprizuar

 “Ka pasur kontakte me Massimo Rivola, miq prej kohësh, dhe me Aprilia, kemi biseduar, por negociatat nuk janë mbyllur, ata kanë zgjedhur të qëndrojnë me pilotët që kishin, për këtë arsye rruga është e mbyllur”

Kështu, në një intervistë me Sky Sport 24, Jorge Lorenzo, ish-kampioni i botës, të paktën tani për tani, nuk do të kthehet në pistë. “Unë kam shumë ide të reja për të ardhmen time, më pak stresuese sesa ajo e garave në MotoGP, por akoma emocionuese. Një rrugë e hapur, për shembull, është si komentator televiziv dhe madje nuk e përjashtoj mundësinë e dhënies së përvojës sime disa pilotëve të rinj, duke u bërë menaxheri i tyre”.

Lorenzo flet dhe për përvojën e tij te Yamaha. “Unë kam qenë gjithmonë një pilot shumë i ndjeshëm, që kur isha fëmijë, sepse babai im më bëri të ngas motorrë të ndryshme dhe për këtë arsye unë isha në gjendje të adaptohem shpejt duke kuptuar se çfarë funksionoi dhe çfarë jo, unë gjithmonë e kam pasur këtë aftësi”.

“Yamaha më ka besuar mua në vitet e fundit që isha atje, ne kemi udhëtuar në një rrugë shumë të mirë duke krijuar një motor, të lehtë për tu komanduar, intuitive”. Ndërsa ishte për Rossi ai thekson: “Valentino në Petronas? Unë isha i befasuar nga vendimi i Yamaha që Rossi të garonte në një ekip satelitor si Petronas, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë, por në të njëjtën kohë besoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh për të, do të paraqitet mirë”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›