E Enjte, 5 Nëntor 2026

Motori del nga rruga në aksin Klos-Burrel, plagoset 33 vjeçari

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Klos-Burrel.

Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 33 vjeçar.

Sipas policisë, 33 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›