E Enjte, 5 Nëntor 2026

Motorri përplaset me autobusin/ Humb jetën i moshuari 80-vjeçar

Një 80-vjeçar humbi jetën sot paradite në një aksident rrugor, që ndodhi në Roskovec.

I moshuari Irfan Çaushi ishte duke lëvizur me një motor kur u përplas me një autobus.

Nga goditja e fortë humbi jetën në vend 80-vjeçari, i cili nuk kishte vendosur kaskë mbrojtëse. Ndërkohë, asnjë nga pasagjerët në autobus nuk u lëndua.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa shoferi i mjetit u shoqërua në komisariat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›