Motra e te arrestuarit Ja si nisi sherri

Zbardhet mekanizmi i plotë i ngjarjes kriminale që u mori jetën tre
plazhistëve në zonën e Kalasë në Vlorë, ndërkohë që krimi është pranuar
edhe nga i arrestuari 18-vjeçar Leo Osmeni.
Bazuar në dëshminë e të arrestuarit, motrës së tij dhe pesë të rinjve nga Fieri, të cilët ishin përfshirë në konflikt, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të rindërtojë krimin e rëndë, ku fillimisht Osmeni ka goditur me thikë në kokë një nga fierakët dhe kur ata e kanë rrahur, i ka kërkuar shokut të qëllojë me automatik, të cilin e mbanin në një çantë, pasi e kishin marrë nga bagazhi i makinës. Ekzekutori Delin Hajdaraj ka shtënë tri herë me breshëri, por ai ka humbur kontrollin e armës, duke vrarë tre plazhistët, që nuk ishin të përfshirë në konflikt. Rindërtimi i ngjarjes Sipas grupit hetimor, motra e Leo Osmenit ishte në plazh, bashkë me disa vajza të tjera, ndërkohë që ai kishte shkuar në lokal me shokun e tij të fëmijërisë, pasi janë rritur të dy në lagjen Nr.1 të Vlorës. Pesë të rinj nga Fieri, të cilët ishin pranë motrës së Osmenit, kanë parë që vajzat po flisnin për rrjetin social “Facebook”, kështu që njëri prej tyre i ka kërkuar adresën, me qëllim që të miqësoheshin virtualisht. Menjëherë e reja ka njoftuar vëllain në telefon, të cilit i ka thënë se disa djem po e ngacmojnë. Në këto kushte, Leo Osmeni dhe Delin Hajdaraj kanë shkuar në makinë, pasi në bagazh kishin një automatik, të cilin e kanë futur në një çantë të zezë. Fillimisht te çadra ku rrinte e motra, është afruar Leo Osmeni, ndërkohë që shoku i tij 22-vjeçar ka qëndruar pak më larg. Ai e ka pyetur motrën se cilët ishin personat që e kanë ngacmuar dhe pasi ajo i ka treguar, ai ka filluar të debatojë me ta. Djemtë nga Fieri i kanë treguar si ishte puna dhe i kanë kërkuar falje, por ai ka filluar t’i fyejë. Në këto kushte, ata e kanë shtyrë, me qëllim që të largohet dhe të shuajnë konfliktin. Por ky veprim e ka irrituar më shumë Osmenin, i cili ka nxjerrë një thikë, të cilën e mbante me vete dhe ka goditur një nga të rinjtë në kokë, duke i shkaktuar një plagë, por pa rrezik për jetën. Nga kjo, fierakët, të cilët ishin më të mëdhenj me trup dhe më të fuqishëm, e kanë goditur me grushte 18-vjeçarin, duke e shtrirë në rërë. Duke u ndier i pafuqishëm, ai ka thirrur shokun e tij, i cili ndodhej pak më larg dhe i ka thënë të qëllojë ndaj tyre. Delin Hajdaraj ka nxjerrë automatikun nga çanta dhe ka qëlluar herën e parë me breshëri në ajër, por nuk ka mundur të kontrollojë armën dhe tyta ka marrë drejtimin nga plazhistët. Ai ka qëlluar edhe dy herë të tjera me breshëri të shkurtra, ndërkohë që njerëzit e tmerruar kanë filluar të ulërijnë dhe të vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave. Po të njëjtin veprim kanë bërë edhe fierakët, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar nga policia, duke u larguar me vrap. Dy të rinjtë, Osmeni dhe Hajdaraj, nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe të dy bashkë janë larguar me vrap. Por, sapo kanë dalë në rrugë, ata janë ndarë, duke marrë drejtime të ndryshme. Dëshmitë në polici Sipas policisë, e gjithë ngjarja është zbardhur, duke u bazuar në dëshmitë e të shoqëruarve, por duke u mbështetur edhe në prova të tjera në vendin e ngjarjes. Motra e Osmenit ka rrëfyer sesi ka filluar gjithçka, ndërkohë që varianti i saj është vërtetuar edhe nga dëshmitë e pesë të rinjve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu, sipas policisë, krimin e ka pranuar edhe Leo Osmeni, i cili ka deklaruar se arma e vrasjes ishte e tij, pavarësisht se ia kishte lënë shokut, me qëllim që të frikësonte kundërshtarët, nëse ata do të reagonin pas debatit. Ndërkohë, policia tha se nga ekspertiza mjekoligjore ka rezultuar se plumbat për dy nga tre viktimat, pikërisht Serdi Bajlozi, 17 vjeç dhe Sokol Isufaj, 34 vjeç, kanë qenë rikoshetë. Megjithatë, nga të gjitha dëshmitë vërtetohet se as dy të parët, as viktima e tretë, Diana Ademi, 53 vjeçe, nuk ishin të përshirë në konflikt dhe ndodheshin në pozicione të ndryshme, larg vendit ku zhvillohej sherri. Organizata me qendër në Uashington që inkurajon politikat për luftën kundër transferimit të parave të paligjshme, 'Global Financial Integrity', njoftoi krijimin e nje partneriteti me Institutin Adriatik të Politikave Publike ne Kroaci për ndermarrjen e nje studimi mbi krimin financiar në Ballkan. Studimi do te drejtohet nga nje ekip i perbashket pune dhe do te perfshije periudhen e viteve 1991-2011, duke sjelle nje analize te thelluar te rrjedhjes se financimeve te paligjshme përmes krimit, korrupsionit dhe shmangies nga taksat në Shqipëri, Bosnje, Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni. Hulumtimet me te fundit te 'Global Financial Integrity', ne periudhen e viteve 2001 dhe 2010 kane reguar se shtetet ballkanike humbën me shume se 111 miliardw dollarë për shkak të transferimit të paligjshëm të parave. Vezhgimi nuk perfshinte Greqine, Kosoven dhe Slloveninw, te cilat do te jene subjekte te analizes se re. Siç e kane deshmuar edhe studimet e mehershme, çdo vit ky rajon humb shuma marramendese parash per shkak te rrjedhjeve te paligjshme financiare, thote kryetari i organizates, Raymond Baker. Largimi i ketij kapitali minon zhvillimin ekonomik te shteteve, evidenton akoma me shume pabarazine e te ardhurave, ushqen korrupsionin e redukton te ardhurat nga taksat. Rrjedhje te tilla parash nga juglindja e Europes nuk kane pasoja serioze vetem per vendet ballkanike, por edhe per vete Brukselin e Berlinin, shton ai. per kete arsye, dhe po i meshohet idese qe kjo ceshtje te vihet sa me pare ne qender te vemendjes. Perveç evidentimit te fakteve, hartuesit e raportit marrin persiper te tregojne se cilat jane hapat qe duhen ndermarre nga autoritetet perkatese per te vene ne fre rrjedhjen e paligjshme te parave. / Top Channel