E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra mbron Kimi-n

Khloe Kardashian i ka dalë në krah motrës së saj, Kim Kardashian sa i përket peshës që kjo e fundit ka shtuar gjatë shtatzanisë.

Kim, e cila pritet të lind gjatë muajit korrik, është përballur me kritika të shumta sa i përket ndryshimit të formave trupore dhe kilogramëve të tepërt që ka shtuar.

Khloe, është shprehur e zemëruar edhe me mediet që i kanë dhënë jetë më shumë këtyre kritkave.

Duke folur për, ‘Entertainment Tonight’ Khloe ka thënë se, gjithësecili që e kritkon një grua shtatzënë, duhet ti vijë turp.

“Sinqerisht, mendoj se ështrë e neveritshme kur dikush e kritikon dike që është shtatzënë. Ju duhet që ta shijoni shtatzaninë tuaj, të hani çfarë të doni. Kim është e shëndetshme, ushtron dhe bënë gjithçka nën kontroll”, ka thënë Khloe.
Kim Kardashian është duke pritur fëmijën e saj të parë me reperin, Kanye West./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›