E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat Kardashian në sherr me ish gruan e të atit

Ka nisur gjithçka në momentin kur e veja e babait të Kim dhe Khloe Kardashian, Ellen Kardashian ka thënë për mediet e huaja se, nëna e vajzave, Kris Jenner ka ushtruar dhunë fizike ndaj Kim dhe se ka dashur ta mbyste atë.

Kjo gjë e ka irrituar tej mase sidomos Kimin e cila, nuk ka vonuar të derdh mllef mbi Ellen.

“Dhjetë vite që nga vdekja e babait dhe kjo grua me të cilin ai u martuar dy javë para se të vdiste duhet që të gjejë një punë në vend se të tentojë ta shkatërrojfamiljen time me tregime të rreme” ka shkruar Kim.

Hiç keq nuk i’a ka lënë as motra e saj, Khloe e cila madje e ka quajtur Ellen një ‘copë mbeturine’ duke e akuzuar se ka dashur të përfitojë nga pasuria e të atit.

Menjëherë pas këtyre reagimeve, Ellen ka dalë me versionin e saj duke mohuar se ajo ka dashur të përfitojë nga pasuria e Robert Ellen madje, ka thënë se ajo dhe Robert kanë qenë shumë të lumtur me njëri tjetrin pa ndonjë interes material.

Ellen ka pohuar se, ajo vetëm ka dashur të hedhë dritë mbi të bëmat e nënës së Kim dhe dhunës që ajo ka ushtuar mbi të bijën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›