E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Mountin Bike”, 50 çiklistë përshkuan 60 km në ishullin e Sazanit

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Në ishullin e Sazanit në Vlorë u zhvillua këtë fundjavë gara sportive “Mountain Bike”.

Kjo garë sportive, mjedisore dhe turistike u organizua nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit “Albanian Motorcycle Federation”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe në partneritet me bashkinë Vlorë, në kuadër të “Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024”.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ndau momente nga kjo garë, të cilën e cilësoi një kombinim perfekt të sportit, natyrës dhe aventurës.

Në garë morën pjesë 50 çiklistë, të cilët të pajisur me biçikleta elektrike përshkuan 60 km në ishullin e Sazanit.

Në përfundim të garës u ndanë edhe çmime për fituesit.

/k.s/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›