Mourinho Iki tek Chelsea

Jose Mourinho i ka thënë trajnerit të Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, se sezonin e ardhshëm do të drejtojë sërish Chelsea-n. Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, portugezi i ka thënë kolegut të tij “do iki tek Chelsea” në bashkëbisedimin që patën para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, Borussia-Real.
Kjo gazetë ka publikuar që të mërkurën lajmin se Mourinho do të jetë trajneri i ri i londinezëve dhe bashkë me të do të transferohet tek Blutë edhe Radamel Falcao, sulmuesi i Atletico Madrid. Ndërsa sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, trajneri portugez ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowski me një pyetje të thjeshtë: “Sa kushton lojtari?”. Mourinho ka siguruar agjentin e futbollistit se do të ishte i gatshëm ta blinte në çdo rast, pavarësisht nëse do të vazhdojë të drejtojë Real Madridin apo do të kalojë tek Chelsea apo Paris SG.