E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, në pankinë kundër Sienës

Jose' Mourinho do të gjykohet më 10 qershor nga Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit.

Të dielën më 16 maj ai do të ktë mundësinë të ulet në pankinë në ndeshjen e fundit mes Interit dhe Sienës, pasi vendimi për një skualifikim të mundshëm të portugezit është shtyrë pas fundit të kampionatit.

Tekniku zikaltër do të gjykohet për frazat e tij mbi shpërblime të mundshme, edhe nga ana e Romës, për të nxitur Sienën të mund Interin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›