E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho ofertë befasuese, për inat të Abramovich!

Jose Mourinho thuhet se ka pranuar një ofertë befasuese nga skuadra që garon në ligën e dytë të Francës, Monako. Skuadra që ka trajner Claudio Ranieri do të inkuadrohet këtë edicion në ligën e parë të Francës ndërsa para vetes ka një plat tejet ambicioz.

Multi miliarderi rus Dmitry Rybolvev thuhet se ka gati një mega ofertë për Jose Mourinhon të cilin pretendon ta bëjë trajnerin më të paguar në botë. Bosi rus thuhet se këtë ofertë do ta bëjë për inat të Roman Abramovichit me të cilin ka raporte të acaruara.

Bosi rus thuhet se ka premtuar blerje të mëdha në verë duke deklaruar se do të sfidoj seriozisht PSG-në në kampionatin francez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›