Mourinho qartësohet me Casillasin!

Jose Mourinho i ka bërë të qartë Iker Casillasit se Diego Lopez do të vazhdoj të jetë portier i parë i Real Madridit. Paraqitja fantastike e Lopez ndaj Zaragozës ka shtuar besimin e Mourinhos në të.
"Nuk e kam ndërmendë që lojtarët më në formë të skuadrës, ti vendosë në bankën rezervë. Lopez e ka shpaguar besimin tonë në mënyrën më të mirë dhe do të vazhdoj të jetë zgjedhja e parë e jona. Nuk e di se çka do të bëhet pas këtij edicioni por se aktualisht gjërat janë kështu" deklaroj Mourinho. /Indeksonline/