E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho vë në dyshim të ardhmen me Realin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, edhe një herë ka hedhur dyshime për të ardhmen e tij me klubin spanjoll.

Duke folur për O Jogo, Mourinho ka thënë se ai nuk e di nëse mund të fitojë ndaj disa njerëzve brenda klubit, pasi zakonisht është mësuar të luftojë ndaj kundërshtarëve të jashtëm.

“Real Madridi nuk është i strukturuar në shkallën që është e nevojshme. Klubi vuan nga mungesa funksionale. Në klub të gjithë duhet të punojnë për të njëjtin qëllim. Në futboll, unë gjithmonë i kam fituar betejat kundër rivalëve të huaj. Nuk e di nëse mund të fitoj ndaj rivalëve të brendshëm”, ka thënë Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›