E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: Nuk jemi ende në maksimumin tonë

“Ekipi po ecën mirë, por duhet të marrim parasysh edhe të dëmtuarit, që na e ngadalësojnë disi punë”, u shpreh numri një i pankinës së Interit menjëherë pas fitores ndaj Livornos. Në “Armando Piki” u dëmtua Muntari dhe riaftësimi i tij për ndeshjen e të mërkurës përballë Dinamos së Kievit duket i pamundur.

Duke iu rikthyer takimit të së dielës, Hoze Mourinjo shtoi: “Në pjesën e parë rrezikuam pak përballë një Livorno agresiv dhe të organizuar mirë. Pjesën e dytë e filluam më mirë, gjetëm golin dhe e drejtuam ndeshjen. Gjithçka u mbyll kur rezultati u dyfishua’.

Pastaj vlerëson lojën e Patrik Vieira: “Është ndeshja më e mirë që ka bërë me mua. Nëse punon dhe është në formë, ka cilësitë e një lojtari të madh dhe sot bëri një paraqitje fantastike”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›