Moyes: Ishte një lojë e stilit të Manchester Unitedit
Trajneri i Manchester Unitedit, skocezi David Moyes e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën tek Djajtë e Kuq.
Kampioni i Anglisë dje në udhëtim mundi Swansea Cityn me rezultat 1-4, në ndeshjen e xhiros se parë. Timonieri i klubit nga Old Traffordi, pas ndeshjes tha se është shumë i kënaqur me lojën që tregoi skuadra e tij.
Ishte një lojë e stilit të Manchester Unitedit. Ishim efektivë në sulm dhe jam shumë i kënaqur. Ky është një vend i vështirë për të luajtur dhe ne fituam, ka thënë Moyes.
Në radhët e Unitedit në këtë ndeshjes nuk është paraqitur farë talenti kosovar Adnan Januzaj.