Mrkic: Prishtina e vetme në kërkesën për UNMIK-un
Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic, ka thënë se roli i OKB-së në Kosovë është thelbësor, veçanërisht para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Sipas tij, Prishtina ka mbetur e vetme në qëndrimin që UNMIK-u duhet të shpërbëhet.
“Prishtina kishte bërë fushatë që UNMIK-u praktikisht të shpërbëhet dhe që të mos ketë më prezencë të OKB-së, ka thënë ai, transmeton Blic. Kjo kërkesë e Prishtinës mbeti e vetmuar. Nuk ishte asnjë vend që e mbështeti, madje as ato anëtare të Këshillit të Sigurimit që e njohin pavarësinë e Kosovës.