Muaji i Ramazanit/ “Përjetime të pashprehuna”, një cikël emisionesh në ABC News

“RAMAZANI 2025, Përjetime të pashprehuna”, është një cikël emisionesh që nis transmetimet në ABC News, një emision special dedikuar muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Nën moderimin e Besarta Fazliu Shatri, emisioni ka për qëllim një rrugëtim shpirtëror të personaliteteve të profileve të ndryshme profesionale, tejkalimit dhe mirëkuptimit të profesionit, shëndetit trupor e mental dhe kombinimi me atë shpirtërore, për të arritur qëllimit në jetë: paqen me veten.
Figura të njohura, ‘hapin’ zemrën në këtë podcast special në këtë muaj të shenjtë, duke ndarë me publikun, Përjetime të Pashprehura, histori frymëzuese, prekëse e motivuese./abcnews.al