E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak refuzon të dorëhiqet

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

Në fjalimin e tij të tretë përpara popullit egjiptian, ai tha se do të largohet butësisht nga pushteti dhe ka vendosur që një pjesë të kompetencave t`ia kalojë zëvendësit të tij Oamr Sulejman.
 

"Tranzicioni do të kalojë butësisht, nga tani deri në zgjedhjet e shtatorit. Unë nuk do të largohem derisa një qeveri të marrë të marrë përsipër pushtetin" ka deklaruar Mubarak.
 

“Periudha ime si president nuk do të jetë e përjetshme, por ai që do të më zëvendësojë do të vijë vetëm me zgjedhje të rregullta dhe demokratike, me zgjedhje që janë në plan të zhvillohen në shtator".. Gjatë fjalimit të tij, ai ka pohuar se nuk do të bashkohet me të gjitha kërkesat e të rinjëve egjiptianë. Por tashmë kishte nisur një dialog me opozitën i cili kishte rezultuar konstruktiv, dhe sipas tij për aq kohë që do të ishte në pushtet do të mbante premtimet e bëra”.
 

Mubarak ka deklaruar se nuk pranonte diktatë nga jashtë, dhe sipas tij çdo pushtet kishte gabime dhe ai ishte i pari që i pranonte të tijat.
 

"Po do të vazhdoj të qeverisë me mbështetjen e të gjithë atyre personave që kërkojnë sigurinë dhe stabilitetin e Egjiptit" ka pohuar Mubarak.
 

Ai ka thënë gjithashtu se do të ndëshkohen të gjithë fajtorët që shkaktuan, vrasjen e qindra viktimave dhe plagosjen e mijërave të tjerë dhe është bashkuar me të gjithë familjet të cilat kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.

Protestuesit në sheshin Tahrir vazhdojnë të protestojnë  pas fjalimit të Mubarakut, pasi sonte ata prisnin largimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›