E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muca si dinamovit: Synoj trofe

Dinamo e nisi javen e re, me nje trajner te ri. Shkelqim Muca, nje ish-lojtar dhe trajner i shquar i Tiranes eshte prezantuar ne nje ambient tjeter, tek ai i Dinamos. Dje ne dreke lojtaret u njohen me trajnerin e ri te bluve te kryeqytetit. I veshur me kostum blu, Muca ne diten e pare te punes foli si nje dinamovit: "Pranova nje oferte te Dinamos", - theksoi Shkelqim Muca.-"Dinamo eshte nje skuader me histori te madhe ne futbollin shqiptar, prandaj per mua eshte kenaqesi e madhe, qe do te drejtoj tani e tutje kete ekip." Pas largimit te kroatit Zlatko Dalic, u deshen tre dite qe ish-drejtuesi i Tiranes dhe klubi i Dinamos, te mbyllnin me sukses marreveshjen ne fjale. "Duhet te punojme bashke klub, staf drejtues dhe lojtare, sepse unanimisht mund te ecim me mire. Dinamo eshte nje klub korrekt dhe nje ekip profesionist, qe fitoi kohet e fundit edhe titullin kampion, prandaj nuk pashe asnje arsye qe te refuzoja oferten." Drejtuesi i ri i Dinamos nuk tregoi ndonje detaj ne lidhje me marreveshjen e arritur, me klubin dinamovit. "Kontrata eshte dicka qe me perket mua dhe klubit, pasi eshte nje marreveshje qe nuk besoj se ka interes publik. Jam tek Dinamo, per nje karriere me te mire ne te ardhmen", - theksoi Muca. Deri nje sezon me pare, Muca ishte pjese e Tiranes, me te cilin e lidh nje kohe e gjate, gati 30 vjecare. Ish-lojtar dhe ish-trajner i Tiranes dhe ne fund drejtues i klubit bardheblu, Shkelqim Muca, tani duhet t'i bej llogarite ndryshe. Do te drejtoj Dinamon dhe si rivale te kryeqytetit do te kete Tiranen, pasi gjendja e Partizanit eshte disi e veshtire. "Dinamo ka lojtare cilesore dhe nje ekip te kompletuar. Ne pjesen e dyte te gares, duke i marre ndeshjet me radhe do te luajme per te arritur maksimumin dhe besoj se, me kete kontingjent do te kemi nje ecuri shume te mire. Sigurisht, objektivi i Dinamos dihet, pasi eshte ekipi kampion i Shqiperise dhe do te kerkoje trofe te tjere", - shpjegon trajneri bardheblu. Me shtate trofe kampione te Tirana, Muca do te kerkoje nje tjeter sukses, ne drejtim te Dinamos. Dje ne ora 15.00, lojtaret nisen nga pergatitjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›