Muli reagon ndaj akuzave me kërcënime: Do përgjigjeni para ligjit për blerje votash
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, iu është përgjigjur me sulme dhe kërcënime akuzave të LSI-së, e cila e ka denoncuar atë për akte terrori ndaj simpatizantëve të saj. Pa thënë asnjë fjalë për akuzat, Noka ka thënë se LSI po përpiqet të blejë vota, por për këtë do të përgjigjet para ligjit.
LSI duhet ta dije qe marrja e votave me blerje dhe devijimi korruptiv i vullnetit të qytetarëve do ngelet një ëndërr e prishur, pasi kuksianët, hasjanët dhe tropojanët nuk i kanë blerë dhe nënshtruar as hordhitë serbe e as diktatura, e jo trafikanti kandidat i LSI-së. I bëj thirrje LSI-së të ndërpresë këto tentativa kriminale, pasi ndaj çdokujt që do tentojë, do veproje ligji dhe vetëm ligji, tha Noka./b.l