E Martë, 3 Nëntor 2026

Mundja kuqezi shkëlqen në Europian, Dudaev kalon në finale, sot dueli për medaljen e artë

Shqipëria e mundjes vijon të koleksionojë rezultate të larta në aktivitetet ndërkombëtare.

Në kampionatin europian që po zhvillohet në Rumani, rusi i natyralizuar si shqiptar, Islam Dudaev është kualifikur për në finale, duke siguruar në rastin më të keq medaljen e argjendë në peshën deri në 65 kg.

Dudaev, sportist i Tiranës mundi 4 rivalë për të shkuar në finale, e fundit kundër rivalit azerbajxhanas. Sot pasdite, Dudaev ka mundësi të shpallet kampion europe në rast se mund në finale rusin Rashidov. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›