E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e gjyqtarëve, mbi 200 mijë çështje të pazgjidhura në Kosovë

Prishtinë, 3 qershor, NOA - Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë një ndër sektorë më të kritikuar si mos-funksionues. Kjo thuhet në raportet e shumë organizatave që monitorojnë sistemin gjyqësor në Kosovë duke përfshirë edhe raportin e progresit për Kosovën.

Raporti i fundit ishte një studim i bërë në kuadër të një projekti të financuar nga qeveria amerikane për gjendjen e gjyqësisë në Kosovë, çka nxori në pah se mbi 200 mijë lëndë gjyqësore të natyrave të ndryshme vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Zyrtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai prokurorial, thonë se mungesa e gjyqtarëve dhe e prokurorëve ka bërë që të ketë një numër të madh të lëndëve gjyqësore të pazgjidhura.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, thotë për DW-në, se gjendja jo e mirë në drejtësinë kosovare ka të bëjë edhe me tranzicionin nëpër të cilin ka kaluar dhe po kalon Kosova. Mirëpo, ai premton një reformim të sistemit të drejtësisë kosovare.

Kompletimi i infrastrukturës ligjore, i domosdoshëm

Në kuadër të reformimit, mendoj se angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë do të jetë kompletimi i infrastrukturës ligjore, për të cilën jemi duke punuar pikërisht në këtë fazë, sepse njëra prej vërejtjeve në raportin e progresit ishte pikërisht mungesa e infrastrukturës ligjore. Po ashtu, ministria e Drejtësisë është duke punuar në dy kodet penale, në kodin penal dhe kodin e procedurës penale, thotë Haki Demolli, ministër i Drejtësisë.

Misioni evropian për polici dhe drejtësi EULEX, është vendosur në Kosovë dy vjet më parë dhe detyrë e këtij misioni është që të ndihmojë autoritetet kosovare në vendosjen e rendit dhe ligjit.

Ky mision sipas zyrtarëve të tij, ndihmon prokurorët kosovarë që të hetojnë në raste të rënda siç janë, krimi i organizuar, korrupsioni dhe veprat terroriste. Ndërsa me veprat e shkallës më të ulët merren prokurorët vendas.

Unë po marr një shembull vetëm në zyrën e prokurorisë së qarkut në Prishtinë ka 100 raste të korrupsionit, që janë duke u hetuar nga prokurorët kosovarë, tha Kristina Herodes, pas një konference, ku u diskutua mbi sistemin prokurorial të Kosovës.

Në Kosovë mungon vullneti për të përmirësuar sistemin e drejtësisë

Ndërkohë, shoqëria civile nga ana e saj, vlerëson se sistemi gjyqësor kosovar që nga paslufta nuk ka funksionuar në dy fusha kryesore: në atë të së drejtës civile të antikorrupsionit. Avni Zogjani nga organizata joqeveritare Coku, që monitoron funksionimin e sistemit të drejtësisë kosovare, thotë për DW-në se problemi i moszgjidhjes së lëndëve gjyqësore ka të bëjë me kuadrin që merret me shqyrtimin e rasteve: Mosha mesatare e gjyqtarëve dhe e prokurorëve kosovar është diku rreth 65 vjeç. Dhe që nga përfundimi i luftës asnjë profesionist i ri nuk është punësuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë, thotë Avni Zogjiani.

Zogjiani, thotë se në sistemin e drejtësisë në Kosovë ka ndikime nga më të ndryshmet.

Ndikime në sistemin e drejtësisë

Nuk është fjala vetëm për ndikime politike, por ndikime nga më të ndryshmet, që nga nepotizmi, korrupsioni, ryshfeti e tjera, e tjera. Pra me një fjalë, në Kosovë nuk ekziston një gjyqësor profesional i paanshëm, i pavarur dhe me integritet, thotë Avni Zogjiani.

Që nga shpallja e pavarësisë dhe miratimi i kushtetutës, Kosova ka arritur të krijojë organet e drejtësisë të cilat duhet të funksionojnë të pavarura nga qeveria. Organet e pavarura në sistemin e drejtësisë kosovare, janë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese.

DVelle

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›